Gottemoeller: Shqipëria brenda NATO-s na bën më të sigurt

TIRANE, 14 dhjetor/ATSH/- “Shqipëria brenda NATO na bën më të sigurt”, deklaroi sot në Tiranë, zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-së Rose Gottemoeller.

Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediet me kryediplomatin Ditmir Bushati, zv.sekretarja e NATO-s vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO.

Duke u ndalur në situatën në rajon, ajo tha se NATO ka përforcuar angazhimin praktik të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor. “NATO mbështet dialogun e suportuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, si e vetmja mënyrë për paqe dhe stabilitet në rajon. Mbështetemi te Shqipëria që të vazhdojë të përdorë influencën e saj në këtë proces dhe Beogradi dhe Prishtina të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje”, tha Gottemoeller.

Vitin e ardhshëm kremtohet dhe 70-vjetori i themelitimit të NATO-s dhe zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO tha se mirëpret me kënaqësi Shqipërisë, pasi ky eveniment përkon dhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.