Gottemoeller: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Vendimi i sotëm i marrë nga autoritetet kosovare për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk do të krijojë tensione në rajon.

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri një koment të shkurtër për vendimin e marrë sot nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot institucionet e Kosovës njoftuan miratimin e tre ligjeve të reja që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg ka thënë se ne na vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s. Në të njëjtën kohë unë dua të theksoj se të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët e përgjegjshëm politikë në rajon duhet të fokusohen mbi përparimin me reforma dhe dialog”, deklaroi ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.