FUTBOLL – Roben dëmtohet sërish, rikthehet në janar

98

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ – Veterani i ekipit bavarez të “Bajernit” të Mynihut, Arjen Roben mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Niko Kovaç për tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor.

34-vjeçari Roben pritet që të rikuperohet në fillim të muajit janar, kur pritet që “Bajerni” do të udhëtojë në fazën përgatitore në Katar bën me dije trajneri Kovaç.

“Rreziku është tepër i lartë. Pushimi do t’i bëjë mirë”, theksoi trajneri bavarez.

Roben do të largohet në fund të sezonit nga “Bajerni”, sezon i cili është shoqëruar me disa dëmtime të holandezit.

“Bajerni” ka siguruar vendin e parë në grupet kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe ndodhen 9 pikë larg kryesueses së Bundesligës gjermane, “Borusia Dortmundit”, dhe do të ndeshet ditën e shtunë kundër “Hanoverit”. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.