FOTO- Fëmijët e Qendrës Kulturore të Patosit kartolina me artin e riciklimit

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/- Fëmijët e Qendrës Kulturore të Patosit në Fier, kanë përqafuar si ide artin e riciklimit duke i dhënë forma të reja materialeve, të cilat mund të përdoren edhe për nevoja të tjera.

Me moton ‘Respekto mjedisin, ruaj një kujtim të bukur për këtë fundvit’ në prag të festave të fundvitit, fëmijët në bashkëpunim me Zyrën e Mjedisit në bashki, realizuan kartolina të shumëllojshme me anë të letrave me ngjyrë dhe materialeve të tjera të riciklueshme.

Po ashtu ata dhanë edhe një koncert, ku interpretuan këngë e valle, si dhe shpërndanë kartolinat e punuara prej tyre për prindërit. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.