Fakulteti Histori-Filologji zbaton VKM-në, përjashtohen nga tarifat studentët ekselentë

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës, publikoi një listë me 9 emra, studentë në vitin e parë të ciklit të parë të studimit për mësuesi, të cilët përjashtohen nga pagesa e shkollimit pasi kanë rezultate të larta.

Këta studentë përfitojnë bursë të plotë, për shkak të vendimit të qeverisë të datës 21 nëntor 2018, i cili parashikon përjashtimin e këtyre studentëve nga tarifa e shkollimit për shkak të rezultateve të larta në mësime.

Kjo është një politikë e qeverisë për të afruar në degën e mësuesisë studentë me nivel të lartë arsimor, në mënyrë që në të ardhmen të rritet edhe cilësia e mësimdhënies.

Lista e plotë e publikuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë është si më poshtë:

Bruna Muhamet Krasnaj, Dega Gjuhë-Letërsi.

Gerla Urim Kotka, Dega Histori.

Hajdine Hysen Kryemadhi, Dega Gjuhë-Letërsi.

Joli Kastrioti Lamaj, Dega Gjuhë-Letërsi.

Vasian Vasillaq Nune, Dega Histori.

Arlinda Tahir Laci, Dega Gjeografi.

Leonora Xhevat Pula, Dega Gjuhë-Letërsi.

Begaza Afrim Gerbi, Dega Gjuhë-Letërsi.

Stefani Edmond Pina, Dega Gjuhë-Letërsi. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.