Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2017, shpallen kandidatët

184

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017.

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:

1. Adriatike Lami – “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books)
2. Entela Tabaku – “Poemë e huaj”; (Pegi)
3. Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj)
4. Kim Mehmeti – “Anemona”; (Naimi)
5. Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

1. Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto; (Dudaj)
2. Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; (Odeon)
3. Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi)
4. Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe)
5. Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin; (Onufri)

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet më 19 dhjetor 2018, ora 17:00, në ”arTurbina”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.