BRUKSEL – Kurz: Nuk duam një Brexit të vështirë

BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-APA/- Kancelari austriak, Sebastian Kurz (Partia Popullore Konservatore) mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Bruksel, ku u takua me presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatorin e BE mbi Brexit, Michel Barnier dhe ku temë kryesore e diskutimit ishte Brexit.

“Qëllimi ynë është të shmangim një Brexit të vështirë”, tha kancelari austriak.

Ai shtoi se do të ketë një diskutim me kryeministren britanike, Theresa May nëse disa gjëra mund të shpjegohen më mirë ose të jenë më konkrete në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme.

“Ne kemi një qëllim të njëjtë, ne nuk duam një Brexit të vështirë”, shtoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.