BRAZILIA – Përurohet nëndetësja e parë braziliane me teknologji franceze

175

BRAZIL, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Nëndetësja “Riachuelo”, e para e serisë prej pesë të tilla ultra moderne të ndërtuara nga Brazili me teknologji franceze u përurua sot në Itaguai, në afërsi të Rio de Xhaneiros, ku do të ndërtohet më pas një nëndetëse e pajisur me një ose disa reaktorë bërthamorë.

Lëshimi në det u shoqërua me një ceremoni madhështore me praninë e presidentit Michel Temer dhe pasardhësit të tij Jair Bolsonaro, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar. Përfundimi i projekti u bë i mundur dhjetë vite pas nënshkrimit të kontratës prej 6,7 miliardë euro me kompaninë franceze ‘’DCNS’’.

Programi ambicioz ‘’Prosub’’ ka për qëllim ti ofrojë më shumë siguri Brazilit në sajë të kësaj flote me nëndetëse për mbrojtjen e 8.500 kilometra vijë bregdetare dhe puseve të naftës në ujëra shumë të thella.

E pagëzuar me emrin e një beteje detare të fituar nga ushtria braziliane në shekullin e XIX, kjo nëndetëse e llojit ‘’Akrep’’ është 72 metra e gjatë dhe peshon rreth 1 800 ton./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.