BE – Shitja e makinave bie për të tretin muaj radhazi

ROMË, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian regjistruan një rënie vjetore prej 8% muajin e kaluar, i treti rezultat negativ mujor radhazi, sipas të dhënave nga kjo industri.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) fajëson trendin e futjes së standardeve të reja të emetimit të 1 shtatorit, Procedurës së Testimit të Automjeteve të Lehta të Detyruara në Botë (WLTP).

“Përpara futjes së testit të ri WLTP në shtator, regjistrimet e makinave u rritën me 31,2% në muajin gusht, gjë që çoi në një rënie të kërkesës në muajt në vijim”, thuhej në një deklaratë.

Shitjet e muajit gusht u rritën para WLTP. Në përgjithësi, në nëntor u regjistruan rreth 1,12 milionë makina të reja.

Në janar-nëntor, Volkswagen përbënte një përqindje prej 23,9 të shitjeve.

Grupet franceze PSA dhe Renault mbetën e dyta dhe e treta në renditjen e tregut, me 16,3% dhe 10,6%, pasuar nga Fiat-Chrysler me 6,7% dhe Ford me 6,4%./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.