Basha: Venecia hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh sot mirënjohjen e tij për Komisionin e Venecias, që sipas tij “hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve”.

Basha theksoi se koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron.

“Hajduti ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, u shpreh Basha në një reagim të tij.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.