Balla: Po! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj sot me “po” kërkesës së studentëve për mbledhjen e Kuvendit nesër.

“Po! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave”, – tha Balla.

Ai uroi që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.