“Bajerni” me bilanc pozitiv, por mungojnë rezultatet në Bundesligë

105

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Edhe pse rezultatet nuk janë të kënaqshme për “Bajernin” këtë sezon, vjen një lajm i mirë për sa i përket financave të klubit.

“Bajerni i Mynihut” është në rrugën e duhur në aspektin financiar. Vetëm pak javë pasi Karl Hainc Rumenige u shpreh se skuadra e tij kishte dalë me një bilanc pozitiv për sa u përket të ardhurave, tani “Tz” publikon edhe fitimet në fazën e grupeve.

Plot 37.5 milionë euro ka fituar në gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve skuadra e “Bajernit” në Ligën e Kampioneve.

Kujtojmë një fitore në fazën e grupeve të Champions-it është 2.7 milionë euro. Barazimi është 900 mijë euro. Këtu futen e dhe bonuset që skuadra fiton nga sponsorët e saj. Nëse “Bajerni” arrin të fitojë dy ndeshjet e radhës në fazën e 1\8-ave, atëherë shuma e parave të fituara do të ishte akoma edhe më e madhe.

Aktualisht “Bajerni” është 9 pikë larg kryesuesit të Bundesligës, “Borusias së Dortmundit”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.