Vetingu – KPK seancë dëgjimore për prokurorin Arben Kraja

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja kanë paraqitur rezultatet e hetimit për Krajën, që u bazua në 3 shtylla, aftësitë profesionale, kriteri moral dhe verifikimet për pasurinë.

KPK bëri të ditur se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj.

Prokurori Kraja është shprehur në seancë se “e vlerësoj procesin dhe objektivitetin, kërkoj konfirmim në detyrë”.

Vendimi për Krajën, i cili po përballet për ligjshmërinë e pasurisë dhe verifikimin e figurës së tij nga ana etike dhe profesionale, do të jepet më 17 dhjetor. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.