VATIKAN – Papa Françesku viziton Bullgarinë dhe Maqedoninë

VATIKAN, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Papa Françesku do të zhvillojë vizita në Bullgari dhe në Maqedoni, në data 5 deri më 7 maj 2019, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.

“Duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta dhe të Kishës Katolike, Ati i Shenjtë do të zhvillojë një vizitë në Bullgari, nga 5 deri më 7 maj (…) dhe një në Maqedoni më 7 maj”, deklaroi Burke, i cituar nga Vatikani./ /jm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.