SOFT NEWS – Edhe në vende të hapura jo më… cigare?

STOKHOLM, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Jeta për duhanpirësit po bëhet gjithnjë e më e vështirë në Suedi.

Prej 1 korrikut 2019, ndalimi i pirjes së duhanit, tashmë ekzistuese në baret dhe restorantet e vendit skandinav që nga viti 2005, do të shtrihet edhe në terrenet sportive, në pankinat e pritjes së trenave në stacionet hekurudhore, jashtë restoranteve dhe në hyrje të vendeve të lejuara për duhanpirësit.

Parlamenti (Riksgaden) suedes e miratoi ligjin e ri me 142 vota pro dhe 120 kundër.

Në Suedi, pirja e duhanit aktualisht është e lejuar në zonat e caktuara në shumicën e vendeve të punës dhe vendeve publike.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 vetëm 11% e 10 miliona suedezëve pijnë duhan çdo ditë në mënyrë të rregullt dhe 10% e pijnë joregullisht.

Qëllimi i ligjit të ri është ta bëjë vendin skandinave pa duhanpirje në vitin 2025./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.