SHBA – Senati amerikan akuzon princin saudit të kurorës si përgjegjës të vrasjes

UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Senati amerikan miratoi sot pa asnjë kundërshtim, një rezolutë që e akuzon princin saudit të kurorës, Mohammed Ben Salmane përgjegjës të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Kjo rezolutë e miratuar me votim me gojë, kundërshton hapur presidentin amerikan, duke specifikuar se Kongresi vlerëson që princi i kurorës, Mohammed Ben Salmane është përgjegjës për vrasjen e sauditit, Jamal Khashoggi. Asnjë datë nuk është përcaktuar ende për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas është i nevojshëm që Donald Trump ta nënshkruajë atë për të hyrë në fuqi./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.