Protesta, asnjë pedagog ose student nuk është proceduar nga Policia e Shtetit

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ – Nga protestat e studentëve të cilët kërkojnë përmbushjen e një sërë kërkesave për përmirësimin e kushteve të studentit, Policia e Shtetit nuk ka proceduar penalisht asnjë student ose pedagog që janë pjesë e saj.

Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Qeverisë Edi Rama në një takim që ka zhvilluar me rektorët dhe dekanët e universiteteve në Ministrinë e Arsimit.

“Ku është niveli i kuptimit të demokracisë? Sado e respektuar dhe e nderuar të jetë kauza e turmës. Pedagogët disa janë fshehur, disa janë në akuzë, disa e shohin me kënaqësi, disa të tjerë shfaqen të proceduar nga policia, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë procedim penal dhe ky është një lajm i rremë. Tjetër gjë edhe fakti që përgënjeshtrimi nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka ardhur në kohën e duhur. Si mund të vendosë qeveria dhe si mundem unë që t’i përgjigjem këtij lloj ultimatumi me ‘po’ edhe ‘jo’, kur djalli është në detaje dhe në çdo pikë nuk ka nevojë për ‘po’ ose ‘jo’, po për ‘si’. Më thoni që kemi bërë gabim, se sot të gjithë thoshin përpara Kryeministrisë ka më shumë pedagogë duke protestuar. Ne gjykuam që inteligjenca në universitet ka më shumë kapacitet dhe integritet se çdo burokrat i demokracisë”, – përfundoi Kryeministri. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.