Masat ndaj gripit stinor, 4 qendra shëndetësore shërbim 24 orë

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ – Katër qendra shëndetësore në Tiranë po ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për urgjencat pediatrike gjatë sezonit të dimrit.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masat për gripin stinor ku Qendra Shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë ish-Bllokut si dhe qendra shëndetësore nr. 10 pranë Oxhakut, po ofrojnë shërbim 24 orësh.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve për t’u drejtuar në qendrën më të afërt nëse fëmijët e tyre kanë nevojë për shërbim shëndetësor.

/z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.