Kuvendi pritet të miratojë sot disa ligje të rëndësishme ekonomike

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare për të miratuar disa ligje të rëndësishme, ekonomike në fushën e investime të huaja strategjike.

Sipas relacionit të publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, seanca do të vijojë me diskutimin dhe miratimin e projektligjeve “Për një ndryshim në ligjin nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar; “Për disa shtesa në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”; dhe pr.ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.

Gjithashtu pritet që Kuvendi të diskutojë sot edhe projektligjet “Për disa shtesa në ligjin nr.93/2015, “Për turizmin”; “Për disa ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” të ndryshuar; “Për një shtesë në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar; “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”; “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar si dhe projektligjin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë” si dhe “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. /e.xh /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.