FOTO/ Gjermania zbukuron pemën e Krishtlindjeve me 2018 monedha floriri

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ – Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Europë, me një vlerë prej plot 2.3 milionë eurosh.

Pema është krijuar e gjitha me flori nga kompania gjermane “Pro Aurum”, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.

Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Floriri mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të depozituar para, që ka parë një ringjallje vitet e fundit, për shkak të krizave të shumta financiare, inflacioneve dhe interesave të ulëta.

Piramida vezulluese që u shfaq te kompania “Pro Aurum” në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.