Ellen DeGeneres planifikon t’i japë fund emisionit televiziv

102

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ – Ellen DeGeneres po mendon t’i japë fund emisionit të saj, ndër më të ndjekurit në Amerikë. Moderatorja në një intervistë për “New York Times” foli për të ardhmen e “Ellen”.

Ajo tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit, por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.

Ellen shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.

Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj”, – u shpreh  DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim”.

Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.

“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 “Emmy” nga debutimi i saj në 2003. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.