Shqipëria drejt BE, diskutim me studentët në Budapest

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe sfidat me të cilat përballet vendi gjatë këtij rrugëtimi ishin në qendër të diskutimit mes ambasadorit të Shqipërisë në Hungari, Arjan Spasse me studentët e ESSCA École de Management në Budapest.

Diskutimi u parapri nga një video mbi Shqipërinë shoqëruar edhe me disa foto të edicionit 2018 të Colors of Albania.

Ky diskutim u bë i mundur falë bashkëpunimit me ish-ambasadorin Peter Kraft.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.