SHBA – Uashingtoni konfirmon se Pekini do të ulë taksat mbi automjetet

89

UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross përshëndeti sot vendimin e Kinës për të ulur taksat doganore mbi automjetet e prodhuara dhe importuara nga SHBA-ja, duke konfirmuar një informacion të medias.

“Kjo është një ndihmë shumë konkrete”, deklaroi ai për televizionin CNBC duke shtuar se kjo për më tepër mund të ndihmojë administratën Trump në bisedimet e tij me prodhuesit gjermanë, për t’i nxitur që të prodhojnë më shumë në SHBA.

“BMW-ja është një prej eksportuesve më të mëdhenj të automjeteve nga SHBA-ja drejt Kinës”, theksoi Wilbur Ross. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.