SHBA – OKB: Dyshime për armë iraniane në Jemen

UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Armë të reja, të dyshuara se janë prodhim iranian, janë gjetur në Jemen, bën të ditur një raport gjashtëmujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që do të diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit.

Sekretariati i OKB-së ka shqyrtuar dy kontejnerë-lëshues për raketa anti-tank të komanduara, që koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite kishte gjetur në Jemen.

Ai vuri në dukje veçoritë autentike të një prodhimi iranian dhe gjurmë që bëjnë me dije për datat e prodhimit në 2016 dhe 2017.

”Po shqyrtohet  gjithashtu një raketë tokë-ajër pjesërisht e çmontuar, që u pikas nga koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite, dhe ku u vëzhguan të dhëna që korrespondojnë me ato të një rakete iraniane’’, shton dokumenti duke specifikuar se po vijon hetimi për të zbardhur origjinën e këtyre armëve./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.