Rinovon kontratën, por pritet të largohet pas pak muajsh

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Rinovon kontratën me “Juventusin” por bëhet gati të largohet verën e ardhshme.

“Juventusi” flitet se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Aleks Sandron deri në vitin 2023, por duket se kjo është thjesht një lëvizje për të rritur vlerën e mbrojtësit brazilian në merkaton e verës, duke qenë se ai ka dalë disa herë hapur, ku nënvizon se kërkon të luajë në Premier Ligë.

Dhe për këtë arsye, ndërsa bëhen gati lëvizjet e së ardhmes, “Juventusi” po projekton të gjejë edhe pasuesin e Sandros, ku përveç Marselos, në skenë ka dalë edhe emri i David Alabës, mbrojtësit të majtë të “Bajernit të Mynihut”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.