“Olimpiakos”-“Milan”, apeli i kuqezinjve

163

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Europa Ligë luan të enjten ndeshjet e saj të fundit të fazës së grupeve. Padyshim që sfida më e shumë pritur, ndër të tjera, është ajo e Greqisë, ku përballë do të jenë “Olimpiakos” dhe “Milan”. Klubi kuqezi ka kërkuar nga tifozët dhe mbështetësit e saj të mos bien në sy, pasi situate mund të tensionohet.

Në një komunikatë për mediat, skuadra kuqezi sqaron se, “klubi është entuziast për dëshirën dhe pasionin e shprehur nga tifozët për ta ndjekur skuadrën edhe në Greqi në stadiumin “Karaiskakis”, por për arsye sigurie kërkojmë që tifozët të jenë të qetë dhe të mos përdorin pankarta apo simbole të Milanit”, shkruhet në komunikatë.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin 3-1 për kuqezinjtë e drejtuar nga Rino Gattuso, të cilëve i duhet të marrin një rezultat pozitivë në Greqi për të gjetur kualifikimin, ose të paktën të mos humbin më shumë se 1-0. Ndeshja përballë “Olimpiakosit” është me pak fjalë një sfidë direkte për kualifikim dhe trajneri Pedro Martinez nuk kursehet në deklaratat e tij të prag sfidës. “Fitorja është një detyrim, duhet të kualifikohemi”, motivon skuadrën e tij Martinez. Skuadra pra, që arrinë të gjej kualifikimin në këtë sfidë do t’i bashkohet “Betisit të Seviljës”, që është skuadra fituese e grupit “F”

Ndeshja mes “Olimpiakosit” dhe “Milanit do të nisë në orën 21:00 dhe pritet që stadiumi të jetë mbushur plot e përplot dhe është e vlefshme për turin e fundit të grupit F. Në këtë grup, “Betis” kryeson me 11 pikë, e ndjekur nga “Milan” me 10 pikë dhe “Olimpiakos” me 7 pikë, ndërsa Djugarden është i eliminuar tashmë dhe vetëm 1 pikë.

Por, përpara se të flas fusha, sipas “La Gazzetta-s”, tensioni është jashtë katërkëndëshit të gjelbër. Priten rreth 400 tifozë kuqezi në Athinë dhe klima në stadium pritet të jetë e zjarrtë.

Duke kujtuar dhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Milano, ku grekët shkaktuan dëme në qytet, por jo konfrontim fizik, skuadra e “Milanit” ka bërë thirrje për qetësi. “Lëvizni bashkë, kini kujdes dhe mos mbani simbole të skuadrës”, shkruhet në komunikatë ndër të tjera. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.