O’Connell: Është e drejtë e Kosovës që të formojë Ushtrinë

PRISHTINË, 12 dhjetor /ATSH/ – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, deklaroi se është e drejtë e Kosovës që të formojë ushtrinë. Ai ka shtuar se krijimi i Forcave të Armatosura duhet të bëhet në konsultim me aleatët e NATO-s.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me pergjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatët e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR, përfshirë edhe shkëmbimin e letrave të vitit 2012-2013”, tha O’Connell. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.