Konsolidim i administratës publike sipas standardeve europiane

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Konsolidimi i administratës publike sipas standardeve europiane është angazhim konkret i qeverisë.

Në këtë kuadër, zv.kryeministrja Senida Mesi informoi se vazhdojnë trajnimet për punonjësit e linjës së parë të ofrimit të shërbimeve, me fokus kryesor kujdesin ndaj klientit, komunikimin, etikën dhe sjelljen ndaj qytetarit.

Deri më tani, sipas saj, janë trajnuar mbi 900 punonjës nga rajone të ndryshme të vendit.

Mesi shprehu bindjen se “brenda janarit 2019, mbyllen trajnimet edhe për afro 600 punonjës të tjerë të administratës publike”.

“Ri-energjizimi i administratës publike dhe konsolidimi i saj sipas standardeve europiane, është detyrim dhe angazhim i qeverisë shqiptare për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e çdo qytetari me cilësi, akses të plotë dhe transparencë”, tha Mesi./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.