Klopp: Do të paguaja dyfishin për të blerë Alisson

88

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – “Liverpulit” i ka mjaftuar fitorja 1-0 mbrëmë ndaj “Napolit” për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, falë një goli nga Mohamed Salah në pjesën e parë.

Megjithatë, në fund heroi ishte portieri brazilian Alisson Becker, i cili bëri një pritje fantastike ndaj Milik në minutat e fundit të takimit.

Për këtë arsye, trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes u ndal në mënyrë të veçantë te braziliani, i cili në verë kushtoi mbi 70 milionë euro.

“Portieri ynë ka bërë pritjen e sezonit”, deklaroi Klopp.

“Nuk kam ide se si e ka pritur atë top. Duhet t’i jemi falënderues Zotit që e kemi”.

“Po ta dija që është kaq i mirë, do të paguaja dyfishin për të. Mendoj se askush nuk ka pritur që ai do ta mbronte atë top në fund”, ka theksuar gjermani.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.