“Juventus” 80 milionë euro për mesfushën, synon Isco ose Pogba

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Vendi parë në kampionatin italian dhe kualifikimi në Ligën e Kampioneve tregon për një fazë të shkëlqyer për “Juventusin”.

Edhe pse deri më tani rezultatet nuk kanë munguar për “Juventusin”, bardhezinjtë pas kualifikimit në Ligën e Kampioneve, kanë përfituar mbi 80 milionë euro dhe këto para do të përdoren për të përforcuar skuadrën.

Kampionët e Italisë po synojnë njërin mes Pogba dhe Isco. Të dy këta futbollistë kanë pasur probleme në klubet respektive dhe “Juventusi” po monitoron situatën e tyre.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.