Futsal – Shqipëria njeh kundërshtarët e paraeliminatoreve të Botërorit 2020

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ – Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për fazën paraeliminatore të Botërorit për Futsal-in. Në këtë raund janë gjithsej 8 grupe me nga 4 ekipe përfaqësuese dhe Shqipëria bën pjesë në grupin C, së bashku me Maqedoninë, Greqinë dhe San Marinon. Paraeliminatoret, Shqipëria do t’i zhvillojë në datat 29 janar dhe 3 shkurt 2019, në Maqedoni.

Dy kombëtaret e renditura në vendin e parë të secilit grup do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore, përkatësisht: Vendi i parë në grupin C do të jetë në një grup me: Ukrainën, Slloveninë dhe vendin e dytë në grupin B, faza paraeliminatore. Këto përballje do të zhvillohen në Ukrainë nga 22-27 tetor 2019.
Vendi i dytë në grupin C do të jetë në një grup me: Kazakistanin, Rumaninë, fituesin e grupit në fazën paraeliminatore dhe vendin e dytë nga C-ja. Këto përballje do të zhvillohen në Rumani nga 22-27 tetor 2019.

Kampionati Botëror 2020 do të zhvillohet nga datat 12 shtator deri në 4 tetor 2020 në Lituani. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.