FRANCË – Parisi rrit mobilizimin e ushtarakëve pas sulmit në Strasburg

105

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi të rrisë mobilizimin e ushtarëve në kuadër të operacionit “Sentinelle”, në ditë pas sulmit ku humbën jetën dy persona në Strasburg, njoftoi sot kryeministri, Edouard Philippe.

“Janë 500 ushtarë që, duke filluar nga sot, kanë ardhur të rrisin dispozitivin Sentinelle dhe 1 300 që, në ditët në vijim, do t’i shtohen atyre që tashmë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e zonave dhe të francezëve”, deklaroi Philippe.

“Disa ditë nga festat e fundvitit, objektivi është që të mundësohet siguria në vendet që vizitohen nga publiku, si tregjet e Krishtlindjeve kudo në Francë”, vazhdoi Philippe. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.