FRANCË – Nunez: Nuk konfirmohet ende pista e një sulmi terrorist

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pista e një sulmi terrorist në Strasburg, ku u regjistruan dy të vdekur dhe 14 të plagosur, nuk është përcaktuar ende, deklaroi sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme franceze, Laurent Nuñez, duke kërkuar më shumë kujdes në lidhje me etiketimin e fakteve.

”Agresori, një person rreth 29 vjeç, me pseudonimin S (për arsye sigurie nuk bëhet i ditur identiteti i saktë) vijon të jetë i shpallur në kërkim. Ai është i njohur nga drejtësia për shumë krime përveç atyre që lidhen me terrorizmin, ai kurrë nuk është identifikuar për krime që lidhen me terrorizmin’’, njoftoi Nunez për ‘’France Inter’’.

”Ai ka një dosje gjyqësore. Ai ka vuajtur disa dënime në burg dhe besohet se aty mund të ketë rënë në kontakt me persona të radikalizuar, por në praktikën fetare, nuk ka asnjë fakt të kalimit në veprim. Vetëm në këtë drejtim ai ishte në monitorim të vazhdueshëm nga shërbimet sekrete si shumë individë të tjerë që kanë shfaqur një praktikë radikale fetare në burg”, shtoi ai.

”Arsyeja terroriste, në momentin që flas nuk është përcaktuar ende, dhe ju ftoj të tregoni shumë kujdes për këtë fakt’’, theksoi sekretari i Shtetit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.