FRANCË –  Bisedime Macron-May për Brexit përpara samitit europian

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një bisedë telefonike me Theresa May përpara samitit europian të së enjtes, sipas Elizesë, ndërsa kryeministrja britanike po përpiqet të bindë liderët europiane për disa lëshime në lidhje me marrëveshjen e Brexit.

Presidenca franceze nuk saktësoi nëse biseda do të zhvillohej para mocionit të mosbesimit ndaj May që do të mbahet sot pasdite në Dhomën e Komuneve.

Pas njoftimit të hënën, të artikuluar në minutën e fundit,  të shtyrjes së votimit për marrëveshjen e Brexit parashikuar për të nesërmen në Parlamentin britanik, May takoi disa liderë europianë, përfshirë presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk dhe atë të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.