Braçe: Drejtësia e re nisi. Ngritja e SPAK dhe BKH do godasë korrupsionin e krimin

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, ngritjen e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit, korrupsioni dhe krimi do të kenë përballë shtetin e organizuar.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, teksa ka përshëndetur ngritjen e KLP.

“Drejtësia e re nisi! Dje, prokurorët zgjodhën 6 anëtarët e tyre në Këshillin e Lartë Prokurorial. 5 të tjerë – jo prokurorë janë zgjedhur më herët. Tani, mbledhja e parë e këtij këshilli, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit. Menjëherë, gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Menjëherë, gara për 10 prokurorë për Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit, 30 prokurorë për Byronë Kombëtare të Hetimit!”, shprehet Braçe.

Braçe thekson se, “më në fund, korrupsioni dhe krimi i organizuar do të kenë përballë shtetin e organizuar. Më në fund, shpresë konkrete që ky vend bëhet, që në këtë vend çdo akt korrupsioni e krimi do të hetohen realisht, në bazë të ligjit e provave. Jashtë ndikimit të politikanëve, biznesmenëve dhe kriminelëve të fuqishëm bërë bashkë për përfitime marramendëse e të paligjshme!”

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.