BM – May fiton votën e mosbesimit të organizuar kundër saj

89

LONDËR, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja konservatore britanike, Theresa May kaloi sot në mbrëmje votën e mosbesimit të organizuar nga partia e saj me iniciativë të deputetëve që janë kundër marrëveshjes së Brexit të arritur me Brukselin.

Kryetarja mori mbështetjen e 200 deputetëve, ndërsa 117 votuan kundër saj, njoftoi Graham Brady, një përgjegjës i partisë.

May-t i duheshin 159 vota për të shmangur shkarkimin. Kjo fitore do të thotë se partia e saj nuk mund të kërkojë për një vit votë mosbesimi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.