Suksesi i këngës së Ariana Grandes mban “vulën” e një artisteje shqiptare

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Hiti më i suksesshëm i momentit në arenën ndërkombëtare ka “vulën” e një artisteje shqiptare.

“Thank you, next” nga Ariana Grande arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në Youtube. Projekti që i dedikohet ish-partnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, shqiptares Njomza.

Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.

”Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’s. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: “Kjo duhet të kthehet në një këngë”. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, u shpreh Ariana Grande për fansat.

Edhe Njomza është këngëtare që bën projekte muzikore në gjuhën angleze. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.