Rahovec, ndalohet për 1 muaj përdorimi i mjeteve piroteknike

PRISHTINË, 11 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënshkroi urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

“Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlen për periudhën prej datës 15 dhjetor 2018 deri m e 15 janar 2018”, theksohet në njoftim.

Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.