Punonjësit e mirëmbajtjes, ndërhyrje në çdo lagje të Tiranës

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje të kryeqytetit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thotë se në çdo ditë të javës vijon puna për mirëmbajtjen e qytetit. “Vijojmë çdo ditë të javës me riparime, mirëmbajtje e zëvendësime aty ku duhet. T’i mbrojmë këndet e lodrave, por edhe po u dëmtua diçka ne vijmë dhe e kthejmë siç ishte”.

Më tej, kujdes tregohet edhe për mirëmbajtjen e bimësisë te Parku Memorial i Varrezave të Dëshmorëve.

“Mirëmbajmë e kujdesemi me dashuri për bimësinë te Parku Memorial i Varrezave të Dëshmorëve, park i cili mirëpret çdo ditë turistë, personalitete, shkolla e bashkëkombas nga të gjitha trevat. Nder e respekt Dëshmorëve të Atdheut”, thonë punonjësit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.