Operohet mbrojtësi i Kombëtares, po kalonte një formë të shkëlqyer

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Ardian Ismajli, futbollisti i Kombëtares dhe i “Hajdukut të Splitit” në Kroaci ka përfunduar operacionin me sukses në Split.

Ky ka qenë njoftimi i klubit në faqen zyrtare. Koha e shërimit të tij pritet të zgjasë rreth 3 javë.

“Isma, ne duam një rikthim të shpejtë dhe të suksesshëm”, përfundon klubi deklaratën e tij.

Për Ismajlin kjo ka qenë një ndalesë në momentin më të mirë të tij. Kujtojmë se 22-vjeçari debutoi në ndeshjen kundër Skocisë.

Gjithashtu bëri edhe një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen miqësore me Uellsin ku Shqipëria fitoi me rezultatin 1 me 0.

Duke qenë se disa mbrojtësa të kombëtares janë në fund të karierës për shkak të moshës, kujtojmë Mavraj dhe Agolli, Ardian Ismajli është një zbulim shumë i vlefshëm për Kombëtaren kuqezi. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.