LONDËR – Downing Street: Votimi në Parlament për Brexit përpara 21 janarit

LONDËR, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e Brexit midis Londrës dhe Bashkimit Europian do të kalojë në votimin e deputetëve britanikë përpara 21 janarit, njoftoi sot një zëdhënës i Downing Street, një ditë pas shtyrjes së votimit të tekstit.

Të hënën, thuajse e sigurtë se do pësonte një humbje të turpshme para Dhomës së Komuneve për marrëveshjen, shefja e qeverisë,  Theresa May njoftoi shtyrjen e votimit të parashikuar këtë të martë dhe po kryen një tur bisedimesh me liderët europianë për të siguruar lëshime për tekstin./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.