Këshilla për të luftuar pagjumësinë

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Pagjumësia është një prej patologjive, të cilat prekin të gjithë në një moment të caktuar, ndonëse disa preken me gjatë, e disa për një periudhë më të shkurtër kohore.

Simptomat janë të njëjta për të gjithë. Orët që duhet të pushoni, kthehen në këtë mënyrë në orët e makthit për shkak të pagjumësisë, e cila jo vetëm po shkatërron netët tuaja, por ndikon negativisht edhe në ditët tuaja, pasi duke qenë të pagjumë, nuk përqendroheni dot ditën në punë dhe në asnjë aktivitet tjetër.

E megjithatë, ka disa mënyra shumë efikase, të cilat nëse i përdorim mund të përmirësojnë gjendjen e gjumit tonë. Janë metoda të përdorura më parë edhe nga gjyshërit tanë. Gjithçka, fare mirë mund të niset edhe nga ushqimi.

Rregulli numër një: mos konsumoni për asnjë arsye ushqim të rëndë para se të bini të flini, pra në vaktin e darkës. Vështirësoni tretjen në këtë mënyrë dhe trupi juaj duke nisur prej stomakut, nuk do të ndjejë rehati. Eliminoni në këtë mënyrë yndyrat e tepërta, apo edhe ato të cilat përmbajnë tiroksinë, një aminoacid i cili vepron si një stimulues i proceseve mendore, i cili gjendet në ushqime si mishi.

Kategorikisht duhet të evitoni edhe pijet alkoolike, apo pijet që përmbajnë kafeinë, kafeja apo çaji. Edhe patatinat, çokollatat janë ushqime që shkaktojnë një efekt zgjues, ndaj evitojini para se të flini gjumë. /z.tosku//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.