Investimet e huaja direkte arritën në 760 milionë euro

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/- Investimet e huaja direkte që hynë në ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë të këtij viti, arritën në shifrën 760 milionë euro, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, investimet e huaja u rritën me 82 milionë euro, për periudhën janar-shtator 2018, me një rritje 12% në krahasim me vitin 2017.

Ndërkohë që financimet në energji kryesojnë fluksin e investimeve të huaja në vendin tonë, me rreth 60%, e ndjekur nga sektorët e telekomunikacionit, bankave etj.

Ndër investimet e huaja kryesore që po realizohen në vendin tonë janë projektet e mëdha në energjetikë; hidrocentrali në lumin Devoll nga “Statkraft”, gazsjellësi TAP, HEC-i Ashtës  nga austriakët e “Verbund”, etj. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.