Instagrami sjell risinë e shumëpritur

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Me siguri mezi keni pritur që të vijë kjo risi, por tashmë pritja ka marrë fund! Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Instagram mund të dërgojnë mesazhe zanore, njësoj si me çdo aplikacion tjetër.

Instagram ka sjellë opsionin e dërgimit të mesazheve zanore në “insta direct”. Mjafton ta mbani shtypur dhe mund t’i dërgoni mesazh zanor kujtdo që dëshironi.

Dhe me siguri tashmë e keni marrë vesh këtë gjë pasi Instagrami i tregon çdo përdoruesi risitë që sjell, me anë të njoftimeve të tij. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.