Hapet gara për punësimin e infermierëve

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkursin e tretë “Infermierë për Shqipërinë”, ku çdo infermier i licencuar mund të aplikojë në platformën online për të konkurruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 dhjetor 2018. Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurrimi i ri. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ftuar të gjithë infermierët e licenuar të bëhen pjesë e konkursit “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës. Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën online: infermierepershqiperine.al

Ndërkaq, të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në platformën online:

http://infermierepershqiperine.al/wp-content/uploads/2018/12/Shpallje-portali-nr.-3-101218.pdf

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.