FOTO/ Zgjedhja e anëtarëve të KLP, kandidatët prezantojnë platformat

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH- I. Vata/ Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot procesin për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët prezantuan edhe platformat e tyre.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) kandidojnë 10 pretendentë ku do të përzgjidhen vetëm 6 kandidatë dhe në total do të votojnë 305 prokurorë.

Në zgjedhjet për KLP, do të zgjidhen 6 prokurorë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Prokuroria e Apelit si dhe nga Prokuroritë e rretheve 3 kandidatë. Nga Prokuroria e Përgjithshme, do të hidhen për votim dy kandidatë, prokurorët Anila Leka dhe Kostaq Beluri, për një vend vakant.

Nga Prokuroria e Apelit, janë në garë tre kandidatë për dy vende vakante në KLP, konkretisht, prokurori i Apelit, Arben Dollapi, prokuror i Prokurorisë Shkodër dhe Bujar Sheshi.

Nga prokurorët e Prokurorisë së Shkallës së parë, kandidojnë gjashtë prokuror për tre vende vakante, Antoneta Sevdari, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Premçi, Gentian Osmani dhe Vath Saka.

Prezantimi i kandidatëve për KLP

Kandidatë sollën nevojën e pavarësinë të Prokurorisë që sipas tyre, krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është garanci e pavarësisë institucionale.

Prokurorja Anila Leka tha se “sot është dita kur duhet të takohemi të nisim procesin e votimit dhe të zgjedhim njerëzit e duhur. Motivi im është qytetarë dhe profesional”.

“Miratimi i reformës në drejtësi dhe zgjedhja e kandidatëve për KLP më dha mua mundësinë të zgjidhem kandidat. Kam eksperiencës dhe karrierë për 28 vite si prokuror”, tha ajo.

Kandidati Kostaq Beluri në fjalën e tij, tha se jam kandidat për në KLP. “Kam një eksperiencë punë prej 33 vitesh dhe kam punuar në disa rrethe të vendit. Nuk kam pasur ndikim politik, por jam rritur në karrierë falë përkushtimit për punën”, shtoi Beluri.

Më tej ai tha se “në cilësinë e kandidati, objektivat e mija janë; Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve objektivi im do jetë për një proces transparent gjithëpërfshirës me qëllim zgjedhjen e njerëzve me cilësi të larta etike profesionale, ç’ka do mund të sigurojë një sistem profesional. Lidhur me procesin e rekrutimit, ngritjes në detyrë dhe lëvizjeve paralele të prokurorëve do kem si qëllim një proces të drejtë bazuar mbi parimin e kritereve të vlerësimit”.

Prokurori Arben Dollapi tha se “kam një eksperiencë prej 25 vitesh. Kam filluar pinë si prokuror i thjeshtë në Pukë. Kam punuar në Burrel, Lushnje dhe tani punoj në Shkodër. Kam pas dhe pozicione drejtuese dhe kam njohur secilin nga prokuroret. Kam bërë përpjekje për ngritje profesionale. Jam në proces të doktoraturës në fushën e ndjekjes penale. Mendoj se kjo eksperiencë do ta vë në funksion të KLP”, tha ai.

Kandidati Bujar Shehu tha se sot pas 20 vitesh prokuroria çlirohet nga decentralizimi që drejtohej nga një person i vetëm zgjedhur nga politika.

“Ne të gjithë kemi fatin të jemi pjesëmarrës në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të zgjedhur gjatë anëtarë nga radhët tona Ndryshimet e fundit ligjore institucioni ynë u çlirua nga decentralizimi. Një prokurori nuk i duhet të zgjedh mes urdhrave dhe mendimit të tij të brendshëm të bazuar në ligj dhe kjo është një gjë e rëndësishme për prokurorinë. Kam një karter 30 vjeçare në sistemin e drejtësisë shqiptare”, tha ai.

Kandidatja për KLP, Antoneta Sefdari tha se “të jesh prokuror i vërtet nuk kërkon vetëm profesionalizëm, por të duhet përkushtim përkushtim dhe është një sfidë në vete. Ne jemi të ndërgjegjshëm për nevojën që ka vendi unë për njerëz me vlera dhe për të qenë të pavarur për t’ju bindur ligjit”.

Kandidati Besnik Cami tha se “reformimi i sistemit të drejtësisë hynë në një fazë të re sot të krijimit të qeverisjes në drejtësi. Detyra jonë është të kthejmë besim te qytetarët dhe te drejtësisë dhe të lemë jashtë duart e politikës në emërimin e prokurorëve. Unë, kërkojë besimin tuaj për të qenë pjesë e KLP”.

Një prej kandidatëve për të zgjedhur anëtar në KLP, Besnik Muçi gjatë fjalës së tij para kolegëve ka parashtruar tre pikat në të cilat mbështetet platforma e tij.

“Do të punoj që KLP së bashku me Shkollën e Magjistraturës të ndërtojnë një sistem përzgjedhje transparent, meritokratik dhe objektiv për t’u dhënë atyre një mundësi të tillë. Lidhur me karrierën, promovimet dhe transferimet e prokurorëve, do të bëj çdo përpjekje që të ndërtohet një sistem profesional, plotësisht transparent dhe i ndershëm. Për këtë do të kërkoj që KLP në fillim të çdo viti të miratojë me vendim atë që unë do ta quaj “Lista e Karrierës së Prokurorëve”. Lidhur me procesin disiplinor të prokurorëve, do të kërkoj dhe këmbëngul që të jetë objektiv, transparent, i pandikuar. Ndërsa për masat ekstreme, do të përpiqem të garantoj procedura ekstra për të siguruar kryerjen e një hetimi,”- tha prokurori Muçi.

Në fjalën e tij, kandidati Dritan Premçi tha se sot është një ditë e shënuar për drejtësisë.

“Kam punuar në sistemin e prokurorisë prej 17 vitesh. Vendosa të kandidoj me qëllim të përfaqësimit të trupës së prokurorëve dhe do të angazhomë me dinjitet dhe paanshmëri në këtë këshillë”, tha Premçi, duke kërkua mbështetjen me votën e kolegëve.

Me krijimin e KLP, shtoi Premçi se “jemi në një moment kyç të zbatimit të reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit dhe korrupsioni për të vendosur shtetin e së drejtës dhe kthyer besimin te publiku dhe vetë drejtësia. Pavarësia e institucionit, konsolidimi i statusit të prokurorit do jenë strategjia ime”.

Kandidati Gentian Osmani tha se jam prokuror prej 15 vitesh kam punuar në Durrës Tiranë dhe në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Jam i ndërgjegjshëm për punën e prokurorit, mbrojtjen e interesit publik, zbatimin e ligjit mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Kjo që ne bëjmë sot është një thirrje për pavarësinë e prokurorit. Kjo pavarësi është faktor që duhet vlerësuar, sepse pavarësia i jepet prokurori për të mbrojtur të drejtave të qytetarëve. Ngritja e KLP është me rendësi për publikun dhe vetë prokurorinë pasi ngritja e tij organ që ka për detyrë ruajtjen e prokurorit nga çdo ndikim i drejtpërdrejtë nga çdo palë dhe çdo arsye që të ushtrojë detyrën në mënyrë të paanshme”, tha ai.

Kandidimi im është si një pjesë e kontributi në KLP, sepse këshilli ka nevojë për anëtarë të denjë dhe kërkojë votën tuaj.

Në fund, kandidati Vath Staka, u shpreh se se aktualisht jam prokuror në Shkodër dhe kam një eksperiencë prej 28 vitesh.

“Vlerësoj kandidatë për KLP dhe secili nga ju mund të jetë i denjë për këtë garë. Unë kandidova duke patur parasysh se përmbushë kërkesat e ligjit. Duke qenë prokuror i thjeshtë me një volum punë të lartë jam në gjendje të vlerësoj angazhimin dhe vështirësitë që hasen në punën e prokurorit. Nëse më jepni besimi, unë do të zbatojë me përpikmëri detyrën. Do jap kontributin tim që prokurorit ti kthehet dinjiteti dhe publikut besimi”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.