BERLIN – Roth: Merkel dhe May mund t’i thonë njëra-tjetrës vetëm Gëzuar Krishtlindjet

BERLIN, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Shpresoj që May dhe Merkel t’i urojnë njëra-tjetrës vetëm Gëzuar Krishlindjet dhe një vit të ri të lumtur, sepse është gjithmonë është kur flasim, edhe pse nuk ka asnjë siguri për rihapjen e negociatave BE-Londër për Brexit, theksoi ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth, pas mbërritjes në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, kur u pyet se çfarë mund të pritet nga takimi midis kryeministres britanike dhe kancelares.

Ndërkohë, një tjetër anëtar i lartë i bllokut konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel thotë se nuk do të ketë rinegocim me kryeministren britanike.

Michael Grosse-Broemer, një anëtar i lartë i bllokut CDU-CSU të Merkelit, tha se marrëveshja ishte e drejtë dhe se çdo lëshim do të çonte në ndryshime të rëndësishme.

May ka nisur një turne në kryeqytetet europiane për të përfituar ndonjë lëshim për Brexit, pas shtyrjes së votimit në parlamentin britanik, nga frika e një humbjeje./    /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.