“Barcelona” nuk humbet në shtëpi prej 4 vjetësh, “Totenhemi” kërkon fitore

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Muricio Poçetino trajneri i “Totenhemit” mendon se skuadra e tij e meriton kualifikimin në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe shpreson që londinezët të bëjnë një ndeshje të mirë.

“Ne jemi në këtë situatë sepse e meritojmë. Do të luajmë një duel të rëndësishëm ndaj një prej skuadrave më të mira në botë me synimin për të fituar dhe për t’u kualifikuar”.

“Mendoj se e meritojmë kualifikimin. Nëse do të kualifikohemi, do të jetë diçka speciale. E kemi përgatitur ndeshjen mjaft mirë dhe me besim. Nuk duhet të shohim aspak se çfarë bën kundërshtari ynë. Ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe të zbresim me bindje për 3 pikët”.

“Është një takim shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet të jemi të përgatitur në aspektin psikologjik. Qyteti? Ndonjëherë kur kam kohë të lirë largohem nga Londra dhe vij në Barcelonë. Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe jam i lumtur”, ka thënë Pocetino.

Nëse “Totenhemi” fiton sot në mbrëmje me “Barcelonen” në Kamp Now, atëherë do të kualifikohet për në turin tjetër. Por kujtojmë që “Barcelona” nuk humbet në shtëpi prej 4 vjetësh që në vitin 2014. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.