Shqipëria eksporton 6 mijë tonë gështenja në vit, me vlerë 8 milionë euro

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/-  Eksportet e gështenjave “Made in Albania” arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro.

Sipas ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pjesa më e madhe e prodhimit të gështenjave eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Ndërkohë që kërkesa në rritje e tregut të huaj për këtë produkt, e ka kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet.

Zona veriore e vendit, Tropoja, ka hapësirën më të madhe të mbjellë me gështenja në gjithë Shqipërinë. Si një produkt unik i kësaj zone, i certifikuar tashmë nga institucionet përkatëse, si “Gështenja e Tropojës” me standardin më të lartë, ka arritur të shtojë vlerën e produktit në gati me tre herë në vitet e fundit, ndërsa të ardhurat nga eksporti i gështenjës vetëm për Tropojën arrijë gati 3 milionë euro në vit. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.