Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2018

TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/- Moti  për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat mbeten prezente në zonën e juglindjes shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit, parashikohen reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 2-25 m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës parashikohet 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/15 re shi diell
Kukës 1/7 re bore shi diell
Lezhë 6/14 re shi diell
Dibër -1/6 re bore shi diell
Durrës 7/16 re shi diell
Tiranë 5/16 re shi diell
Elbasan 4/14 re shi diell
Berat 5/15 re shi diell
Vlorë 8/16 re shi diell
Korcë 2/8 re bore shi diell
Gjirokastër 4/14 re shi diell
Sarandë 7/16 re shi diell

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

                     

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.